Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shkërmoqen gurët e Kalasë së Gjirokastrës. Ministrja Kumbaro fle në hotelin ngjitur

October 23
17:17 2016

Nga Anduena Llabani

s2 s3

Fotot që shihni i përkasin tre mureve të pjesës verilindore të portës së Sahatit, që janë shembur disa ditë para tërmetit, dhe dy kundraforte në rrugën e Pashakaurit që të çon në Manalat. Rreziku më  i madh është ai për  turistët dhe banorët e Manalatit, Pazarit të Vjetër dhe Cakes, që e kanë këtë rrugë si mundësi të vetme qarkullimi. Muret janë shembur krejtësisht dhe askush nga Ministria e Kulturës nuk ka reaguar për të ndërhyrë. Kalaja është shpallur nga UNESCO monument kulture, ndërsa për ministrinë tonë është trashëgimi kulturore.

Moti i keq ka dëmtuar muret e gurta të kështjellës së Argjirosë në qytetin e Gjirokastrës. Shirat e rrëmbyeshëm të ditëve të fundit kanë shkaktuar çarjen dhe dëmtimin e strukturave mbajtëse të mureve të gurta në afërsi të portës jugore të kështjellës. Shqetësimi është bërë publik nga banorë të lagjes Pazari i Vjetër. Sipas tyre, kjo situatë, krahas dëmtimit të vlerave monumentale të kalasë, rrezikon edhe jetën e banorëve që qarkullojnë në rrugën që ndodhet poshtë mureve e gurta të kështjellës./Blitz.al/

Komento
Shperndaje