Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shkencëtarët kompjuterikë: Të rinumërohen votat e zgjedhjeve presidenciale në SHBA, janë manipuluar!

Shkencëtarët kompjuterikë: Të rinumërohen votat e zgjedhjeve presidenciale në SHBA, janë manipuluar!
November 23
16:31 2016

Disa shkencëtarë kompjuterikë janë duke bërë thirrje për rinumërimin e votave të mbledhura në zgjedhjet presidenciale që u zhvilluan në SHBA. Sipas këtyre shkencëtarëve thuhet se ekzistojnë prova se votat totale për Hillary Clinton në tre shtete, Wisconsin, Michigan dhe Pensilvani, janë manipuluar dhe hakuar.

Mes tyre është edhe J. Alex Halderman, drejtori i Universitetit të Michigan për Sigurinë Kompjuterike. Ata kanë njoftuar këshilltarin e përgjithshëm të Clinton se ndoshta ka një mospërputhje të votave ndaj saj në përllogaritjet e votave elektronike me ato që ka llogaritur skaneri optik. Clinton ka marrë 7% më pak vota në qarqet që mbështeten në makinat elektronike të votimit, të cilat grupi  thotë se janë hakuar. Sipas tyre, duhet bërë një verifikim dhe rinumërim i votave. Më herët ka pasur ankesa nga ana e stafit të Obama-s, që ka akuzuar Rusinë se po përpiqet të shkelë të dhënat e regjistrimit të votuesve. Por zyrtarët e zgjedhjeve dhe ekspertët kibernetike thanë më parë këtë muaj se është praktikisht e pamundur për Rusinë të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje