Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shkatërrohet banda italo-shqiptare. Ja si u zbuluan hajdutët e makinave luksoze

Shkatërrohet banda italo-shqiptare. Ja si u zbuluan hajdutët e makinave luksoze
October 10
18:18 2017

Banda e hajdutëve në Monza të Italisë u shkatërrua ku u arrestuan rreth 17 persona.

Grupi në fjalë që vepronte në Milano, Monza Brianza, Bergamo, Chieti dhe Pavia. Mes personave të arrestuar, të moshave nga 21 deri në 65 vjeç, janë 7 shqiptarë, 6 italianë, 1 maroken, 1 egjiptian, 1 rumun dhe 1 bullgar, të cilët akuzohen për vjedhje si dhe riciklim të makinave të vjedhura luksoze.
‘Ilgiorno’ shkruan se vjedhjet bëheshin kryesisht në aeroportin e Milanos ‘Malpensa’, si dhe në një parkim të një hoteli luksoz në Versilia.

Njësia Hetimore e Monza-s, koordinuar nga prokurori i Republikës, zbuluan në mars dy makina të vjedhura, ngarkuar mbi një transportues makinash, gati për t’u transferuar. Ngarkesa ishte destinuar të shkonte në Maltë dhe përfshinte edhe dy mjete të vjedhur. Nga bisedat telefonike të kamionistit, hetuesit arritën të zbulonin të gjithë bandën, e drejtuar nga një shqiptar në Monza.

Sipas Ballkanweb banda në fjalë kishte role specifike, që nga vjedhja, e deri tek heqja apo zëvendësimi i kornizave të makinave, që nga BMË-ja, Audi, Jaguari si dhe Range Rover, të cilat janë shitur më pas në Itali dhe jashtë vendit, veçanërisht në Gjermani, Shqipëri dhe Mal të Zi.

Hajdutët përdornin sistemin “jammer”, aparate që çaktivizojnë mekanizmat e hapjes dhe të antivjedhjes në makina, ku neutralizojnë dhe sistemin GPS. Pasi vidheshin, mjetet luksoze fshiheshin në garazhe nëntokë në Lombardi. Mediat italiane raportojnë se vlera e mjeteve të vjedhur nuk shkonte kurrë nën 70 mijë euro. Nga hetimet e deritanishme rezulton se kjo bandë ka kryer 23 vjedhje, mjete vlera e të cilave shkon në një milion e 750 mijë euro. Ndërkohë, policia po heton lidhur me dokumentimin e plotë të ngjarjes./Blitz.al/

Shperndaje