Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shkatërrohet banda e trafikut të drogës në Itali, 13 në pranga. Ja emrat e shqiptarëve të arrestuar

Shkatërrohet banda e trafikut të drogës në Itali, 13 në pranga. Ja emrat e shqiptarëve të arrestuar
April 06
08:39 2016

Një bandë e trafikut të drogës që operonte në Itali, Holandë dhe Shqipëri, është shkatërruar së fundmi nga policia italiane. Trembëdhjetë persona janë vënë në pranga dhe janë sekuestruar 18 kilogramë kokainë, 4 kg heroinë, 1 kg marijuanë.

Shkatërrimi i bandës së trafikimit ndërkombëtar të drogës mes tre shteteve përfundoi me sukses nga policia në Olbia, e angazhuar në një operacion të gjerë në krahinat Sassari, Pistoia, Nuoro, Brescia, Bergamo, Pordenone, Romë dhe Venecia.

Në sajë të hetimit është zbuluar grupi kriminal prej 23 personash, gjashtë prej të cilëve janë në “arrest me burg”. Në total janë ekzekutuar 13 urdhër-arreste, ndër të cilët 12 në burg dhe një në “arrest shtëpiak”. Të arrestuarit janë shtetas italianë, shqiptarë dhe rumunë. Sipas mediave italiane, për transportimin e lëndëve narkotike, banda përdorte truke të inxhinierisë mekanike.

Bëhet e ditur se mes të arrestuarve është dhe ish­-kryebashkiaku, Giovanni Sata, drejtues lokal në Budduso në Sardenja.

Krerët e kësaj organizate mësohet të kenë qenë dy shqiptarët, Eugert Bici, Elis Pisha, si dhe shtetasi italian Simone Canu. Poshtë tyre, ishin të përfshirë në këtë trafik kokaine dhe ish-­kryebashkiaku, Giovanni Satta, Alessio Salis, rumuni Alis Doboseru, shqiptarët Gazmir Almeta, Silvana Bejko, Ronald Stomina dhe Vladimir Muçi. Një prej të arrestuarve shqiptarë është Eugert Bici, i ndaluar në shkurt të 2014-s, gjatë një hetimi të prokurorisë së Kaljarit.

Në këtë organizatë kriminale bënin pjesë Claudio Soddu, Alessandro Dessolis, Nicola S. Pinna, Gino Mureddu, Filippo Di Costanzo, Andrea Denanni, shqiptari Dashimir Hoxha.

Etiketimet
Shperndaje