Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Shkarkohet nga puna drejtoresha e burgut të grave, flet Xhoi Jakaj…

Shkarkohet nga puna drejtoresha e burgut të grave, flet Xhoi Jakaj…
October 16
12:57 2017

Drejtoresha e Burgut të Grave në Tiranë, IEVP “Ali Demi”, Xhoi Jakaj është shkarkuar pak ditë më parë nga puna për motive të paqarta. Rikujtojmë se pak muaj më parë Xhoi u bë e njohur prej letrës që i dërgoi Ilir Metës, për lirmin nga burgu të katër grave të moshuara e të sëmura rëndë.

Shkarkimin nga puna, e ka bërë të ditur vetë ish drejtoresha nëpërmjet një postimi në Facebook.

“Të dashur miq:
Si për ironi të fatit më datën 10 është emërimi dhe shkarkimi im si Drejtore e burgut të grave, sot dorëzova detyrën në formën më qytetare e të civilizuar. Qeveria aktuale nuk e pa të arsyeshme vazhdimësinë time në këtë detyrë.
Gjatë 22 muajve në drejtimin e atij institucioni zbatova me përpikmëri ligjin, por nuk kam reshtur as nuk do resht së foluri dje, sot, nesër e përgjithnjë në mbështetje të njerëzve në nevojë edhe nëse ajo ka kosto, në punën e jetën time ka vend ndershmëria, virtyti, dhe e vërteta.
Për mua nuk ka punonjës dembel, të paaftë, as sistem të korruptuar, të tille i bëjnë drejtuesit kur ata nuk drejtojnë me parime dhe shembuj konkret, unë ia dola dhe po iki me kokën lart dhe e respektuar nga shumica prej tyre. Mirënjohje për gjithë ata që më besuan e mbështetën”.

Më tej në një prononcim për Ballkanweb ajo ka thënë:

“Nuk dua të flas. Po pres momentin e duhur. Sebepi ka qenë një shkrim në gazetë për një amnisti për dy gra të sëmura, njëra me kancer dhe një me alzaimer. Por, ky është vetëm sebepi. Për momentin nuk dua të flas më gjatë”.

Gjithësesi, mbetet për t’u parë se si qëndron e vërteta e largimit të ish drejtoreshës së burgut të grave. /Blitz.al/

Share