Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shkarkohet mësuesja në SHBA, pasi quajti Michelle Obama-n “gorillë”

Shkarkohet mësuesja në SHBA, pasi quajti Michelle Obama-n “gorillë”
October 04
10:45 2016

Një mësuese nga Georgia është pushuar menjëherë nga puna pasi ka bërë një shprehje raciste nëpërmjet Facebook-ut kundrejt Zonjës së Parë, Michelle Obama.

Jane Wood Allen, e cila punonte si mësuese  e parashkollorit, u shkarkua të hënën në mëngjes. Ajo ka punuar në këtë profesion që prej vitit 1989.

Në një postim, duke vendosur fotografinë e Michelle Obama, mësuesja ka shkruar: “Kjo është një gorillë. Si do t’ia bëjë kjo të jetojë kur të mos ketë më dikë për t’ia paguar pushimet? Kësaj i nevojitet një ndryshim total, sidomos të lyejë flokët e të mos planifikojë pushime të tjera. Ajo është një turp për Amerikën!” – ka përfunduar ajo.

Në fletën e përjashtimit ishte shkruar: “Racizmi dhe diskriminimi nuk lejohen në asnjë mënyrë, sidomos në ambientet e shkollës. Ne duam që si staf të trajnojmë individë të përgjegjshëm dhe të hapur ndaj botës…”.

 

Shperndaje