Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shkarkohet drejtori i policisë rrugore, shkak janë aksidentet e shumta

Shkarkohet drejtori i policisë rrugore, shkak janë aksidentet e shumta
July 29
11:41 2016

Ditët e fundit ka patur një numër të madh aksidentesh rrugore. Duke marrë shkas nga kjo situatë, drejtori i Përgjithshëm i Policisë Haki Çako ka shkarkuar nga detyra kreun e Policisë Rrugore Mit’hat Tola.

Mit’hat Tola është shkarkuar për shkak të performancës të dobët dhe në vend të tij është vendosur Ardi Veliu, i cili për momentin është kreu i Shkollës Bazë të Policisë.

Numri i aksidenteve për këtë sezon ka qenë i lartë dhe kjo ka qenë arsyeja që Haki Çako ditën e inagurimit të Komisariatit të Policisë Rrugore ka vendosur të bëjë këto ndryshime. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje