Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shkarkohet drejtori i AKU-t, Isuf Shehu

Shkarkohet drejtori i AKU-t, Isuf Shehu
September 01
09:44 2016

Këshilli i Ministrave ka vendosur të shkarkojë nga detyra drejtorin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Isuf Shehu. Shkarkimi nga ky post vjen shtatë muaj pas emërimit të tij.

Mësohet se lirimi nga detyra i Shehut është miratuar gjatë mbledhjes së djeshme të qeverisë me propozim të ministrit të Bujqësisë, Edmond Panariti. Isuf Shehu ka mbajtur më parë edhe postin e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Flitet se posti i drejtorit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit do t’i mbetet sërish PDIU-së. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje