Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shkarkohen dy inspektorë të AKU-së, i morën 20 mijë lekë tregtarit të peshkut

Shkarkohen dy inspektorë të AKU-së, i morën 20 mijë lekë tregtarit të peshkut
September 30
13:30 2016

Dy inspektorë të Drejtorisë Rajonale të AKU Tiranë janë shkarkuar nga detyra.

Etrit Berisha dhe Indrit Korabi kanë marrë masën e pezullimit nga detyra dhe më pas komisioni ka vendosur lirimin nga Shërbimi Civil, për rrjedhojë pushimin nga puna.

Dy inspektorët i kanë marrë 20 mijë lekë një tregtari peshku për të mos e gjobitur.

Të dy inspektorët akuzohen për shkelje të rëndë si:

  1. Shkelje shumë të rënda ligjore që konsistojnë në moszbatimin haptazi tw dispozitave ligjore për përmbushjen e detyrave funksionale, parashikuar nga neni 57, pika 2, germa c, e ligjit 152/2013 “Për Nëpunësit Civil”, i ndryshuar.
  2. Përfitimin në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të dhuratave, favoreve, premtimeve ose trajtimeve preferenciale, të cilat jepen për shkak të detyrës, shkelje të cilat kanë sjellë pasoja shumë të rënda në uljen e imazhit të institucionit, parashikuar nga neni 57, pika 2, germa d, e ligjit 152/2013 “Për Nëpunësit Civil”, i ndryshuar.
  3. Shkelja e rregullave të Kodit të Etikës së inspektorit.
    Shkarkimi është bërë pas denoncimit që është bërë në emisionin “Fiks Fare”.
    Autoriteti Kombëtar i Ushqimit fton qytetarët dhe mediat të denoncojnë çdo rast abuzimi me ushqimet, si dhe shkeljet që mund të bëjnë inspektorët./Blitz.al/
Shperndaje