Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shkarkimi i drejtorit të UKGJ-së, reagon kryebashkiakja: S’jepte informacione

Shkarkimi i drejtorit të UKGJ-së, reagon kryebashkiakja: S’jepte informacione
April 13
12:50 2016

Kryetarja e Bashkisë së Gjirokastrës ka reaguar pas debateve pas shkarkimit të drejtorit të Ujësjellës-Kanalizimeve Gjirokastër. Në prezantimin e administratorit të ri të ndërmarrjes, Bashkim Tola, ka reaguar ish-administratori Dasho Qeli, i cili e ka cilësuar të paligjshëm këtë zëvendësim, pasi sipas tij duhej që fillimisht të mblidhej asambleja.

Nga ana tjetër, kryebashkiakja Zamira Rami është shprehur se ish-drejtori i UKGJ-së kishte nëpërkëmbur autoritetin e kryetares së bashkisë.

“Bashkia është aksionerja kryesore e ujësjellësit. Ishte detyrë e ish-drejtorit të jepte informacione për ecurinë e punës. Ish-drejtori i Ujësjellësit nuk jepte informacione. Nuk u respektua autoriteti i kryetares së bashkisë. Është nëpërkëmbur autoriteti i kryetares së bashkisë”,- u shpreh Rami.

Por sipas ish-drejtorit të ndërmarrjes, Dasho Qeli, nuk ka pasur motivacion për largimin e tij, ndaj do t’i drejtohet gjykatës.

Komento
Etiketimet
Shperndaje