Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shkaktoi aksidentin me 5 të plagosur, arrestohet shoferi i dehur në Durrës

Shkaktoi aksidentin me 5 të plagosur, arrestohet shoferi i dehur në Durrës
May 16
12:25 2016

Dy automjete janë përplasur mesditën e sotme në qytetin e Durrësit, e për pasojë kanë mbetur të plagosur pesë persona. Policia e Durrësit ka vënë në pranga njërin prej drejtuesve të mjeteve të përfshira në aksident, i cili në momentin e ngjarjes ishte i dehur. Mësohet se është kryer arrestimi i shtetasit Dritan Kola.

Ndërkaq, pesë të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital për marrjen e ndihmës së nevojshme shëndetësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur hetimin për zbardhjen e ngjarjes.

Komento
Etiketimet
Shperndaje