Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shitje narkotikësh, kapet 25-vjeçari i shpallur në kërkim

Shitje narkotikësh, kapet 25-vjeçari i shpallur në kërkim
April 12
09:30 2016

Policia e Fierit ka vënë në pranga një shtetas të shpallur në kërkim, ndaj të cilit ishte caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”. Burime të policisë thanë se është arrestuar 25-vjeçari Erjon Sulejmani nga fshati Radostinë i Fierit, i skeduar nga policia si person që kishte kryer veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”.

“Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim, si edhe arresohet në flagrancë një tjetër për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.
Specialistët e Seksionit Kundër Narkotikëve bënë kapjen dhe  ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim: Erjon Sulejmani, 25 vjeç, banues në fshatin Radostinë Vadhizë, Fier.
Kapja dhe ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin e datës 22.12.2015, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, parashikuar nga Neni 283/1 i Kodit Penal”, – thuhet në njoftimin e policisë.

Etiketimet
Shperndaje