Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shitet Aeroporti i Rinasit 90 milionë dollarë

Shitet Aeroporti i Rinasit 90 milionë dollarë
April 17
16:58 2016

Aeroporti i Rinasit i është shitur për rreth 90 milionë $ kompanisë kineze “ Every Global Airoport and Investment Fund” që është pjesë e “China Everbright”. Kjo kompani synon investimet në sektorin e aviacionit dhe infrastrukturës europiane. Nga burime jo zyrtare për Top Channel thuhet se është firmosur shitja e aeroportit të Rinasit mes koncensionarit TIA dhe kompanisë kineze. Ndërsa vetë drejtori ekzekutiv i TIA-s, Rolf Castro-Vasquez, kur pranoi interesimin kinez tha se shitja synon zhvillimin e mëtejshëm të infrastrukturës së aeroportit.

Megjithatë, zyrtarisht TIA thotë se negociatat vazhdojnë dhe kalojnë në disa faza. Në rast se përmbyllen me sukses të gjitha këto faza, lajmi do të bëhet i ditur publikisht pas këtij momenti.

“Detaje të mëtejshme preferojmë që të mos jepen, në respekt të këtyre negociatave dhe sidomos informacionit të saktë që TIA çmon se opinioni publik duhet të ketë”,-  thotë, e kontaktuar nga Top Channel, drejtorja e Komunikimit e aeroportit, Arlinda Çausholli.

Burimi: Top Channel

Komento
Etiketimet
Shperndaje