Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shisnin drogë tek minorenët, arrestohet e gjithë familja shqiptare

Shisnin drogë tek minorenët, arrestohet e gjithë familja shqiptare
May 20
10:54 2018

Një bandë droge ku në përbërje ishte dhe një familje shqiptare, është shkatërruar nga policia italiane. Mediat fqinje raportojnë se nënë e bir janë kapur duke u shitur drogë disa minorenëve.

Adelina Lisi 40 vjeç dhe djali i saj 23-vjeçar Hasan Lisi, shisnin doza kokaine, marijuane dhe hashashi. Pjesë e biznesit të tyre ishte edhe dhëndrin rumun, Daniel Valentin Ungureanu 28 vjeç.

Sipas Ballkanweb brenda 2 viteve, kjo familje kishte blerë dy shtëpi, një sipërfaqe toke dhe një makinë. Pronat e tyre u sekuestruan nga policia italiane, vlera e të cilave shkon në 200 mijë Euro

Gjatë operacionit të autoriteteve italiane, u sekuestruan 2 kg marijuanë, 1 kg hashash dhe 15 gram kokainë. Hetimi ndaj familjes shqiptare kishte nisur më 27 Korrik të vitit të kaluar, dhe që prej asaj periudhe ata ishin mbajtur nën përgjim.

Policia kishte nisur hetimet pasi kishte përgjuar bisedat kur flitetj për shitjen e drogës.

“Ju jeni njerëz të mirë. Kam 10 njerëz në shtëpi për të ushqyer. 10 vetë që duan të ushqehen me një rrogë“, ka thënë Adelina, duke shpjeguar se djali i saj kishte kërkuar punë por pa sukses.

 

Komento
Shperndaje