Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

SHISH: Kryepleqtë e fshatrave, pjesë e kultivimit të drogës

SHISH: Kryepleqtë e fshatrave, pjesë e kultivimit të drogës
August 30
16:45 2016

Në raportin që Shërbimi Informativ Shtetëror ka dorëzuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda citohet se veç zyrtarëve të policisë, në kultivimin e drogës janë implikuar edhe administratorë të njësive.

“Agjentët e SHISH-it nuk japin burimin e informacionit”, – shkruan “ABC News”. “Por bëhet fjalë për kryetarë të njësive administrative dhe kryepleq të zonave të ndryshme në jug dhe veri të Shqipërisë që luajnë rolin e ndërmjetësuesve mes policisë së shtetit dhe kultivuesve, për mosprishjen dhe shkatërrimin e këtyre parcelave të hashashit”.

Në raport ngrihen edhe dyshimet për përfshirje të disa drejtuesve të policisë, shefave të komisariatit dhe inspektorëve të zonave të ndryshme. Mësohet se Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka dorëzuar një kopje të raportit SHÇBA-ve, por nga ana e këtyre të fundit nuk ka ende një përgjigje.

Ndërkohë, prokuroria ka nisur hetimin për akuzën e “grupit të strukturuar kriminal” në kultivimin e lëndëve narkotike. Bëhet e ditur se veç drejtuesve të policisë, nën vëzhgim janë edhe disa administratorë dhe kryepleq të zonave të caktuara, mes tyre edhe administratori i komunës Pult dhe kryeplaku i fshatit Kir, që janë nën arrest. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje