Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shihni foton e parë të Papës në Instagram

Shihni foton e parë të Papës në Instagram
March 21
09:44 2016

pope

Kreu i kishës katolike i ka përshkruar  mediat sociale si “një dhuratë nga Perëndia”.  Ai  madje vendosi të bëhet pjesë e Instagram-it. Papa Francis e kishte planifikuar më parë të hapte një llogari në Instagram. Këtë fundjavë, pamë fotot dhe videot e tij. Ende nuk ka “selfie”.

Te “bio”-ja e llogarisë së re zyrtare shkruhet: “Unë dua të eci së bashku  me ju në rrugën e mëshirës dhe butësisë së Zotit”. Ndërsa tek imazhi i parë është shkruar: “Lutuni për mua”. Për të mirën e audiencës së tij, fjalia është përkthyer në nëntë gjuhë të ndryshme të botës. Paraardhësi i Papa Francis, Papa Benedikti XVI, hapi një llogari në Twitter në vitin 2012 dhe tani ka 8.91 milionë ndjekës.

 

Etiketimet
Shperndaje