Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shfrytëzonte dy të reja për ushtrim prostitucioni, pranga 50-vjeçarit në Tiranë

Shfrytëzonte dy të reja për ushtrim prostitucioni, pranga 50-vjeçarit në Tiranë
October 13
22:25 2016

Nga Anduena Llabani

Specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: • Lulëzim Zela, 50 vjeç, banues në Tiranë. Si dhe u proceduan penalisht në gjendje të lirë dy shtetase, më konkretisht: • Shtetesja L. B., banuese në Tiranë. • Shtetesja I. S, banuese në Tiranë.

Ata kishin siguruar informacione, se shtetasi Lulëzim Zela, në rolin e ndërmjetësuesit dyshohet se shfrytëzonte për prostitucion shtetaset L. B. dhe I. S. Nga Seksioni i Trafiqeve të Paligjshme u bë i mundur dokumentimi me prova ligjore i kësaj veprimtarie kriminale ku rezultoi se:

Shtetasi Lulëzim Zela, posedonte një ambient tre katësh përshtatur si (motel) në Tiranë. Shtetasi L. Zela katin e parë të ambientit tre katësh dyshohet se e kishte vënë në dispozicion dhe dyshohet se prej disa kohësh shfrytëzonte dy shtetaset për ushtrim prostitucioni.

Klientët i gjente Lulëzimi i cili merrte pagesë nga këta të fundit për dhomën (ambientin), pasi binin dakord paraprakisht edhe për pagesën kundrejt shtetaseve të mësipërme. Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për veprat penale, “Shfrytëzimit të prostitucionit”, “Mbajtjes së lokaleve për prostitucion” dhe “Prostitucionit”, parashikuar nga nenet 113, 114 dhe 115 të Kodit Penal. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje