Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Shfrytëzim prostitucioni”, kapet një shtetas i shpallur në kërkim

“Shfrytëzim prostitucioni”, kapet një shtetas i shpallur në kërkim
October 31
17:55 2016

Nga Anduena Llabani

Kapet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Shfrytëzim të prostitucionit në rrethana rënduese”. Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit në kërkim: Fabio Ullorja, 34 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Tiranë.

Ai është kapur pas informacioneve që disponoheshin se fshihej në zonën e Unazës së Re, Tiranë.

Këtë shtetas, Gjykata e Elbasanit, me vendimin penal të datës 28.07.2015, e ka dënuar me 7 vjet e 11 muaj e 24 ditë burg, për veprat penale “Shfrytëzim të prostitucionit në rrethana rënduese”, parashikuar nga Neni 114/a 1 dhe 6 i Kodit Penal. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje