Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shfaqën probleme me frymëmarrjen, evakuohen nxënësit e 9-vjeçares në Fushë-Krujë. Dyshime për lëndë kimike

Shfaqën probleme me frymëmarrjen, evakuohen nxënësit e 9-vjeçares në Fushë-Krujë. Dyshime për lëndë kimike
April 11
10:25 2016

Nxënësit e shkollës “Adem Gjeli” në Fushë-Krujë, të cilët kanë shfaqur probleme me frymëmarrjen dhe marrje mendsh, janë larguar nga shkolla.

Nga të dhënat e para, dyshohet se në mjediset e shkollës 9-vjeçare është hedhur lëndë kimike që shkaktoi këtë situatë.

Menjëherë pas këtij rasti, drejtoria e shkollës njoftoi policinë, ISHP-në dhe drejtorinë arsimore. Specialistët e Shëndetit Publik nga Tirana, kanë shkuar në shkollë për të përcaktuar shkaqet e ngjarjes. Nga ana tjetër, Policia e Shtetit po heton se kush e krijoi këtë situatë dhe për ç’qëllim.

Komento
Etiketimet
Shperndaje