Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sherri mes vjehrrës dhe nuses, aktorja: “Ta rrahësh 5 herë është pak”

Sherri mes vjehrrës dhe nuses, aktorja: “Ta rrahësh 5 herë është pak”
March 27
09:21 2017

Përplasja e djeshme mes ish-vjehrrës Natasha dhe Eglantinës, nënë e nipit të saj, ka sjellë reagime të forta të mijëra qytetarëve në rrjet.

Qytetarët nuk janë mjaftuar me ndjekjen e debatit në studio, por kanë shpërthyer edhe në Facebook, ku shumica kanë shprehur mbështetjen për Eglantinën dhe faktin se asaj duhet t’i kthehet djali.

Një prej personave që ka reaguar ka qenë edhe aktorja Rudina Dembacaj, e cila shkruan: “Vjehrra ideale për ta rrahur 5 herë në ditë” – me disa emoji duke qeshur.

Duket se Rudina është skandalizuar nga sjellja e vjehrrës, ashtu si ka bërë pjesa dërrmuese e qytetarëve që ndoqën debatin.

Plas sherri te e Diela Shqiptare, vjehrra akuza të rënda nuses, publiku i del kundër

Komento
Shperndaje