Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sherr teksa shihnin ndeshjen, vritet 25-vjeçari në Tropojë

Sherr teksa shihnin ndeshjen, vritet 25-vjeçari në Tropojë
June 15
09:22 2016

Një sherr mes të rinjve ka përfunduar me vrasjen e njërit prej tyre dhe plagosjen e një tjetri. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në një lokal në fshatin Cërnicë të Tropojës, teksa të rinjtë ishin duke ndjekur ndeshjen Portugali-Islandë.

Pas një konflikti fillimisht verbal dhe më pas fizik, dyshohet se shtetasi Henerik Niklekaj, banues në fshatin Cërnicë, ka qëlluar me armë zjarri  automatiku drejt personave me të cilët është konfliktuar dhe më pas është larguar nga vendngjarja. Ka mbetur i vdekur shtetasi Ardit Mrishaj 25 vjeç ndërsa është plagosur 29 vjeçari Florian Qehaja.

Policia ka nisur hetimin për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Komento
Etiketimet
Shperndaje