Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sherr në pikën e basteve sportive, plagoset me thikë 53-vjeçari

Sherr në pikën e basteve sportive, plagoset me thikë 53-vjeçari
March 20
19:11 2018

Një konflikt mes dy personave ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre me thikë  në kryeqytet. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një pikë bastesh në Tiranë, ku protagonist është bërë një i moshuar. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet I.H., akuzohet se ka plagosur me thikë shtetasin me inicialet Z.G., 53 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ndre Mjeda”, në një pikë të basteve sportive.

I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ku raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 19.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin I.H, vjeç 71, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ndre Mjeda”, në pikën e basteve sportive ka plagosur me thikë, shtetasin Z.G, vjeç 53, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 89 i Kodit Penal.

Komento
Shperndaje