Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sherr në parlamentin turk, grushte dhe shqelma mes deputetëve

Sherr në parlamentin turk, grushte dhe shqelma mes deputetëve
May 03
12:40 2016

Një koment i ministrit të Drejtësisë në Turqi, Bekir Bozdag, i cili akuzoi partinë HDP si mbështetëse të kurdëve dhe për nxitje të dhunës në seancën plenare, ka shkaktuar debate mes palëve politike që kanë degraduar deri në shqelma dhe grushte.

Shkak janë bërë edhe amendamentet për ndryshimin e Kushtetutës së Turqisë, që synojnë zhveshjen e deputetëve nga imuniteti. Partia opozitare HDP e cilëson këtë si një nismë që do të ndiqet me arrestimin e deputetëve opozitarë nga partia në pushtet.

Debatet për këto çështje bënë që parlamenti turk të shndërrohet në një arenë luftimesh mes deputetëve të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim të Presidentit Erdogan dhe atyre të Partisë Demokratike Popullore (HDP).

Etiketimet
Shperndaje