Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sherr në Komisionin e Sigurisë, Noka kundër Felajt: “Fjalën s’ma ndal dot ‘salmonelë’!”

Sherr në Komisionin e Sigurisë, Noka kundër Felajt: “Fjalën s’ma ndal dot ‘salmonelë’!”
December 11
17:46 2017

Çështja e përmbytjeve dhe dëmshpërblimi i banorëve ka sjellë debate të ashpra mes kryetares së këtij komisioni, Ermonela Felaj dhe deputetit të PD-së, Flamur Noka.

Noka ka akuzuar deputetet e Partisë Socialiste se po luajnë lojën dhe po bëjnë fasadë pasi qytetarëve nuk do t’u japin dëmshpërblim.

Teksa një prej truprojave të sigurisë ka tentuar të nxjerrë kamerat jashtë komisionit, Noka ka “shpërthyer” me akuza kundrejt kryeministrit Rama dhe Felajt.

“Turp për ty. Nuk merrem me ty, merrem me fjalën time. Oj vajzë shko mëso rregullat. Nuk të kërkoi kush respekt ty, s’ka kush nevojë për respektin tënd askush. Dëgjo të flas unë këtu. Lërë atë. S’ka nevojë të japë llogari ty ai. Këta s’janë me të dhënë llogari ty. Sa kanë parë si puna jote para teje dhe sa do shohin pas teje. Dëgjo këtu Pjerin. Qëndrimi i opozitës…, – shprehet Noka. /Blitz.al/

Shperndaje