Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Sherr mes vëllezërish, qëllohet me sende të forta i riu, ndërron jetë në spital

Sherr mes vëllezërish, qëllohet me sende të forta i riu, ndërron jetë në spital
September 17
10:46 2019

Një i ri ka ndërruar jetë pasi u godit me sende të forta në Dibër. Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ku si pasojë e një konflikti të çastit, u plagos me sende të forta dhe fatkeqësisht humbi jetën në spital një 29-vjeçar. Sherri ka ndodhur mes katër personave, dy vëllezërve me mbiemër Plaku nga njëra anë dhe dy vëllezërve të tjerë nga ana tjetër.

Njoftimi zyrtar i Policisë:

Rreth orës 03.00, datë 17.09.2019, fshatin Sllatinë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, (konflikt i çastit, pasi kishin konsumuar alkool), në ambientet e një lokali në fshat, shtetasi Qazim Plaku, 24 vjeç, dyshohet se ka plagosur me thikë shtetasin Myrtezan Hysa, 24 vjeç, dhe ky i fundit në bashkëpunim me vëllain e tij, ka plagosur me sende të forta shtetasin Dukagjin Plaku, 29 vjeç, ku si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.

Si rezultat i reagimit në kohë të policisë, dhe veprimeve hetimore të kryera, janë kapur dhe arrestuar autorët e dyshuar të ngjarjes, shtetasit Q.Plaku, banues në fshatin Sllatinë (vëllai i viktimës); Jurgen Hysa dhe Myrtezan Hysa (vëllezër), banues në fshatin Sllatinë. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes. Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë Dibër për herime të mëtejshme.” /Blitz.al/

Burimi: Balkanweb

Share