Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Sherr mes dy të dehurve në Kavajë, vritet me armë zjarri 29-vjeçari

Sherr mes dy të dehurve në Kavajë, vritet me armë zjarri 29-vjeçari
December 09
19:52 2019

Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Kavajës, duke krijuar panik te qytetarët. Sipas informacioneve nga të shtënat ka mbetur i vrarë një person.

“BalkanWeb” raporton se vrasja ka ndodhur si pasojë e një konflikti banal mes dy personave. Në debat e sipër, është përdorur një armë gjahu, nga goditjame të cilën ka mbetur viktimë 29-vjeçari Marjus Ismailaj.

Ndërkohë, autori i krimit, 60-vjeçari Xhevdet Leçini, është shoqëruar menjëherë në polici. Të dy personat bëhet me dije se kanë qenë nën efektin e alkoolit, kur janë konfliktuar.

Kush është i riu që mbeti viktimë?
Sipas “BalkanWeb” 29-vjeçari Ismailaj ishte një emër i njohur i njohur për policinë. Në vitin 2012 ai është arrestuar së bashku me shokun e tij për “vrasje të mbetur në tentativë”. Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur më 29 korrik 2012, ku Ismailaj bashkë me një person tjetër kishin plagosur rëndë me thikë dy persona, pas një sherri në një lokal bastesh sportive. Gjithashtu i riu kishte precedent penal edhe për vjedhje.

Informacion Paraprak nga Policia:

Rreth orës 18:20 në lagjen nr 2 Kavajë për motive të dobëta, gjatë një konflikti të çastit nën efektin e pijes alkoolike shtetasi XH. L.,60 vjeç, ka vrarë me armë gjahu të cilën e posedonte me leje shtetasin M. I.,29 vjeç.

Shtetasi XH. L ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme hetimore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.” 

/Blitz.al/

 

Share