Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sherr me thika në Shkodër, dy të plagosur, ndalohen autorët

Sherr me thika në Shkodër, dy të plagosur, ndalohen autorët
March 29
17:26 2016

Një plagosje me thikë është regjistruar në Shkodër, ku kanë mbetur të plagosur dy persona. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “3 heronjtë”, ku kanë mbërritur forca të shumta policie që kanë nisur hetimin për ngjarjen. Raportohet se janë vënë në pranga tre përgjegjësit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 29.03.2016, ora 17:30, në lagjen “3 heronjtë”, Shkodër, janë plagosur me armë të ftohtë thikë shtetasit me iniciale A. T. 24 vjeç dhe A. F. 18 vjeç, të dy banues në Shkodër.

Të dëmtuarit janë dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër, ku po marrin mjekimin dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore.

Nga hetimet paraprake, policia ka mundur të identifikojë dhe të kapë autorët e dyshuar të plagosjes, shtetasit: M. Sh. 30 vjeç, banues në Shkodër, M. B. 28 vjeç, banues në Shkodër, A. B. 23 vjeç, banues në Shkodër. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Komento
Etiketimet
Shperndaje