Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shërbimet sekrete turke: Fëmijët hebrenj të Stambollit, në shënjestër të ISIS

Shërbimet sekrete turke: Fëmijët hebrenj të Stambollit, në shënjestër të ISIS
March 29
14:45 2016

Shërbimet sekrete turke kanë zbuluar për “Sky News” se në shënjestër të Shtetit Islamik janë edhe fëmijët hebrenj të Stambollit. Sipas tyre, terroristët kanë plane të avancuara për të vrarë fëmijët hebrenj, duke goditur kopshtet, shkollat dhe qendrat rinore që frekuentohen nga kjo kategori fëmijësh.

Informacioni për këto sulme është marrë nga gjashtë operativë të Kalifatit, të cilët u arrestuan javën e kaluar në qytetin jugor të Gaziantepit. Një objektiv i mundshëm i këtyre sulmeve mundet të jetë sinagoga e Stambollit, e cila ka bashkangjitur një qendër të këtij komuniteti dhe një shkollë.
“Në rrethana të tilla, janë ndërmarrë masa të jashtëzakonshme të sigurisë, përtej nivelit të lartë, si dhe është shtuar vigjilenca brenda komunitetit hebre”, – ka bërë me dije një burim i inteligjencës turke.

Komento
Etiketimet
Shperndaje