Blitz

 Breaking News

Shënohet viktima e 24-t nga COVID-19 në Shqipëri, MSH: 68- vjeçarja nga Tirana vuante nga insuficenca renale

Shënohet viktima e 24-t nga COVID-19 në Shqipëri, MSH: 68- vjeçarja nga Tirana vuante nga insuficenca renale
April 14
06:22 2020

Një 68- vjeçare nga Tirana është viktima e 24-t dhe më e fundit nga COVID-19 e regjistruar në Shqipëri. Ajo trajtohej prej 10 ditësh në spitalin infektiv dhe po trajtohej e intubuar.

68-vjeçarja e prekur nga COVID19 vuante nga insufencenca renale dhe kishte kryer pesë seanca dialize brenda spitalit infektiv gjatë këtyre ditëve.

Ministria e Shëndetësisë informoi sot për 21 të reja në 24 orët e fundit duke e çuar në 467 numrin e personave të prekur me koronavirus në Shqipëri. Kujtojmë se ditën e djeshme ishin 13 raste të zbuluara në 24 orë, çka tregon një rritje të personave të prekur. Deri në këto momente janë testuar 4070 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 467 raste.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tiranë – 221 raste
– Durrës – 42 raste
– Lushnje – 6 raste
– Elbasan – 15 raste
– Fier – 32 raste
– Kavajë – 8 raste

– Rrogozhinë – 4 raste
– Korçë – 17 raste
– Vlorë – 5 raste
– Shkodër – 70 raste
– Lezhë – 14 raste
– Berat – 2 rast
– Has – 13 raste
– Krujë – 6 raste
– Tropojë – 4 raste
– Pukë – 5 raste
– Mirditë – 3 raste

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Zgjerimi i fashës orare të lëvizjes është një lehtësim që kërkon përgjegjësi nga ana e qytetarëve për të respektuar distancën e nevojshme mes njëri tjetrit, ruajtjen e higjienës personale.

Share