Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shenjtërimi i Nënë Terezës vlerësohet pak në qytetin që ajo e quajti “shtëpi”…

Shenjtërimi i Nënë Terezës vlerësohet pak në qytetin që ajo e quajti “shtëpi”…
September 04
12:37 2016

“Është dita e madhe e shenjtërimit të Nënë Terezës dhe kjo po ndihet edhe këtu në Kolkata.  Hera e fundit që qyteti ynë fitoi këtë vëmendje mediatike ishte përpara 20 vitesh, atëherë kur Nënë Tereza vdiq. Kanë ndryshuar shumë gjëra që nga ai moment. Kalkuta tani quhet Kolkata, komunizmi ka rënë dhe disa prej të pastrehëve kanë gjetur një vend për të jetuar. Por sërish pyetja që të gjithë bëjmë mbetet: “A e ka qyteti ynë Nënë Terezën ende në mendje?”

Përgjigjja e shkurtër është: Në të vërtetë jo. Nënë Tereza ende ka besimtarët të cilët ruajnë kujtimin e saj duke u përpjekur ti ngjajnë dhe duke shkuar rregullisht në kishën e qytetit. Ndërkohë pjesa tjetër ose nuk interesohen fare për këtë gjë, ose janë shumë skeptik përsa i përket gjithë ceremonisë. Ata madje dyshojnë se Nënë Tereza vërtet ka bërë mrekullinë duke shëruar disa të sëmurë nga kanceri, duke thënë se kjo është e pamundur.

Nënë Tereza vlerësohet më tepër si një “atraksion tursistik” sesa për atë çka ka bërë në këtë vend. Ka disa vende ku përdoret nga qeveria për të mbledhur para nga turistët ndërkohë që vazhdojnë ende të mendojnë për të krijuar edhe disa tempuj të tjerë për nder të saj, sigurisht për të zgjeruar rrethin e turistëve.

Ajo çka mund të themi është se Kolkata është Kolkata. Një vend i varfër, me shumë vuajtje dhe shenjtërimi i Nënë Terezës nuk mund t’i ndryshojë këto gjëra. Këtu vazhdojmë ta kujtojmë humanisten Tereza njësoj siç kujtojmë heronjtë e pluhurosur të kohës së kaluar, me lavdërime, fjalime dhe statuja, por vetëm kaq.

Po ndërtohet aktualisht një spital që do të mbajë emrin e saj. Në fakt nëse Nënë Tereza do të donte të ndërtonte një spital, ajo do ta bënte, por nuk është kjo veprimtaria e saj. Ajo përkujdesej, shkonte në shtëpi dhe ulej bashkë me të sëmurët në të njëjtin krevat dhe sigurisht lutej për ta.

Nënë Tereza ndihet thjesht si një hije në qytetin tonë, ka grafiti në rrugë, shitet dhe blihet në dyqane suveniresh dhe sigurisht është aty për të sjellë sa më shumë turistë. Por a munden kaq gjëra ta ndryshojnë vendin tonë? Në fakt jo…”

 

Autori: Sandip Roy (qytetar i Kalkutës)

 

/Blitz.al/

 

 

 

 

Komento
Shperndaje