Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shenjtërimi i Nënë Terezës, ja detajet e ceremonisë madhështore

Shenjtërimi i Nënë Terezës, ja detajet e ceremonisë madhështore
August 12
17:07 2016

Më 4 shtator, Nënë Tereza do të shenjtërohet në sheshin e Shën Pjetrit. Imzot George Frendo, në Arkidioqeza Metropolitane Tiranë-Durrës, ka zbuluar programin e përgatitur nga Vatikani. Ai tregon fillimisht për “News 24” se shenjtërimi do të ndiqet nga qindra mijëra besimtarë dhe nga liderët botërorë.

Do të jetë Papa Francesku, ai që do të mbajë fjalën përshëndetëse paraditen e 4 shtatorit dhe më pas do të kryhet shenjtërimi nga Kardinali Amos.

Programi për kremtimet nis që më 2 shtator, e një ditë më pas shqiptarët me famë botërore do të zbresin në Vatikan. Ndër të ftuarit renditen: Inva Mula, Ermonela Jaho, Shkëlzen Doli, Saimir Pirgu, Rita Ora, Lorik Cana, Majlinda Kelmendi, etj.

“Nuk do të mungojnë besimtarët shqiptarë dhe krerët e shtetit. Të gjithë besimtarët e interesuar kanë nisur të marrin ftesat nga motrat e Nenë Terezës dhe nga ipeshkët shqiptare”,- ka bërë me dije Imzot George Frendo.

Vatikani shprehet se ka provuar dhe vërtetuar dy mrekullitë e Nënë Terezës. E para bën fjalë për një grua indiane nga Kalkuta, e cila vuante nga tumori në stomak. Ajo kishte fjetur nën jastëk me fotografinë e Nënë Terezës dhe me një medaljon mbi stomakun e saj. Por ky pretendim është hedhur poshtë në një artikull të BBC-së që citon mjekët e asaj kohe që kanë thënë se sëmundja u kap në fazën fillestare. Sipas tyre, Nënë Tereza duhet vlerësuar për kontributin ndaj shtresave të varfëra, por nuk duhet përfshirë në çështjet mjekësore.

Ndërsa mrekullia e dytë flet për një brazilian të sëmurë rëndë me tumor në tru që sipas Vatikanit u shërua pasi prifti u lut tek Nënë Tereza. Ai u shërua në vitin 2008, rreth 11 vjet pasi Nënë Tereza kishte vdekur. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje