Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shëngjin, humb jetën peshkatari pasi goditet nga kavoja e anijes

Shëngjin, humb jetën peshkatari pasi goditet nga kavoja e anijes
September 14
12:36 2016

Një peshkatar ka humbur jetën në Shëngjin pasi gjatë peshkimit është goditur nga një kavo e anijes.

Viktima ka marrë plagë të shumta dhe burime nga policia e Lezhës kanë bërë të ditur se në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë marrë njoftimin se 48-vjeçari me inicialet P. D., duke peshkuar me peshkarexhë në thellësi të detit, është dëmtuar nga goditja e një kavoje të anijes.

Trupi i peshkatarit është nxjerrë nga uji dhe është dërguar drejt spitalit me ambulancë, por fatkeqësisht gjatë rrugës ka ndërruar jetë. Dosja i ka kaluar në shqyrtim Prokurorisë së Lezhës dhe është konsideruar si një ngjarje aksidentale./Blitz.al/

Shperndaje