Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Shefit të policisë në Shkodër i vendoset eksploziv në banesë, pamjet nga vendi i ngjarjes

Shefit të policisë në Shkodër i vendoset eksploziv në banesë, pamjet nga vendi i ngjarjes
January 05
09:59 2020

Pamjet që vijnë janë nga banesa e një efektivi të Policisë në Shkodër, e cila mbrëmjen e djeshme ishte pre e një sulmi me eksploziv. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:50 të mbrëmjes. Nga ky shpërthim fatmirësisht nuk ka të lënduar, ndërsa polici Prelë Milani, me detyrë komandant poste në Theth, sapo kishte dalë nga shtëpia pasi ishte në shërbim. Në banesë ndodheshin gruaja dhe vajza.

Sasia e lëndës plasëse e dyshuar si tritol është vendosur në pjesën e pasme të banesës së policit, në zonën e Zooteknikës në një shtëpi private. Tritoli ka shpërthyer afër një barake ku nuk jeton askush dhe përdoret si magazinë nga familja. Pavarësisht shpërthimit, polici Prelë Milani nuk e ka kuptuar se ka ndodhur në banesën e tij duke qenë se është me një oborr të madh dhe ka vijuar rrugën për të dalë në punë. Familjarët pasi është larguar i kanë bërë të ditur se tritoli ka shpërthyer në shtëpinë e tyre. ndërsa më pas kanë ardhur ekspertët e policisë, duke nisur hetimet për këtë ngjarje që ka ndodhur në banesën e kolegut kolegut. Vetë polici Milani ka dyshime se kjo ngjarje ka ardhur për shkak të detyrës si polic dhe komandant poste në Theth.

Sipas “Balkanweb” cështja e kultivimit të drogës në Dukagjin vazhdon të jetë problem dhe efektivi Milani është përballur shpesh herë me asgjësim të lëndëve narkotike si pjesë e policisë. Ndaj dyshimet e para janë se ky është një sinjal për të. Një tjetër shpërthim me tritol gjatë mbrëmjes që lamë u regjistrua në fshatin Grudë e Re, në banesën e shtetasit Kolë Bungaja. Ndërkohë, policia po heton në lidhje me ngjarjet. /Blitz.al/

Share