Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shefi i CIA-s vë alarmin: ISIS është duke u ngritur, ka luftëtarë-përkrahës edhe në Perëndim

Shefi i CIA-s vë alarmin: ISIS është duke u ngritur, ka luftëtarë-përkrahës edhe në Perëndim
June 16
20:54 2016

Shefi i CIA-së, John Brennan, në fjalën e tij të mbajtur në Kongres, theksoi se Shteti Islamik është më i fuqizuar se kurrë sepse është duke trajnuar luftëtarë të tjerë për të goditur Perëndimin ndërkohë që nuk po fokusohen shumë në vendet e Lindjes së Mesme.

Gjithashtu, Brennan shtoi se sulmet në Paris dhe Bruksel nuk janë menduar dhe as realizuar prej luftëtarëve të Shtetit Islamik, por nga përfaqësues dhe mbështetës të tyre në zemër të Europës. Një degë e tyre, ISIL, punon vazhdimisht për të furnizuar me ushtarë të bindur aktet terroriste të ISIS-it, madje disa prej tyre janë edhe duke luajtur rolin e “refugjatit”, ndërkohë që janë thjesht terroristë të mbuluar.

Më i shqetësuar shefi i CIA-së ishte për faktin se të gjitha tragjeditë nuk po vijnë nga persona të jashtëm, por përkundrazi nga rezidentë, të cilët supozohet të kenë marrë dhe mësuar tanimë vlerat e vendit mikpritës. Ai nuk nguroi të përmendte rastin e vrasjeve në Orlando, duke thënë se këto akte të shëmtuara janë larg tolerancës dhe lirisë amerikane.

Më së shumti, sipas tij ISIS është duke influencuar njerëzit në Libi, ndërkohë që nuk mund të lihen pas edhe përkrahësit afrikanë dhe europianë. Gjithashtu është e frikshme se si ky grupim terrorist ka mundur të “vjelë” aq shumë para dhe sponsorizime.

John Brennam ka shpallur një gjendje alarmi dhe vështirësie edhe për policinë inteligjente të Amerikës pasi sa më shumë rriten gjetjet e tyre, aq më tepër rritet edhe përhapja në sasi e luftëtarëve të ISIS-it. Frika se mos kjo situatë mund të mos përballohet ka vënë në lëvizje çdo strukturë të mundshme të policisë amerikane.

“Sa më shpejt të kuptojmë se ky është kërcënim serioz dhe i duhet dhënë fund në çdo mënyrë të mundshme, aq më mirë do të jetë për vendin tonë të rifitojë sigurinë dhe qetësinë e dikurshme”, – ka përfunduar fjalën Brennan.

 

Komento
Shperndaje