Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

SHBA, zjarret vrasin 3 persona. Shpëtohen 14 mijë të tjerë

SHBA, zjarret vrasin 3 persona. Shpëtohen 14 mijë të tjerë
November 30
09:25 2016

Tennessee në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përjeton një situatë zjarresh të pazakontë që ka shkaktuar vdekjen e 3 personave, ndërkohë që 14 të tjerë janë transportuar me plagë në spitale.

14 000 persona janë evakuuar nga zona për të mos pasur rrezik.

Autoritetet bënë me dije se 2000 persona janë regjistruar te Kryqi i Kuq pasi kanë mbetur pa strehë nga djegia e shtëpive.

Aktualisht, faza më emergjente e zjarreve ka kaluar, ndërkohë që zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve.

“Ky është zjarri më i madh që ka parë Tenneesee në 100 vitet e fundit”,- tha Bill Haslam, guvernatori i këtij shteti. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje