Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

SHBA – Zarf me pluhur të dyshimtë në selinë e Hillary Clinton, boshatisen zyrat…

SHBA – Zarf me pluhur të dyshimtë në selinë e Hillary Clinton, boshatisen zyrat…
October 22
09:39 2016

Selia e fushatës elektorale të kandidates Hillary Clinton në Brooklyn është boshatisur për arsye se është zbuluar një pluhur i bardhë i dyshimtë në një zarf.

Zarfi ishte dorëzuar ditën e djeshme në zyrën e Clinton-it në Manhattan, ku ishte hapur rreth orës 17:00 nga 2 praktikantë, të cilët më pas e dërguan atë në selinë në Brooklyn.

Deri tani 4 persona janë ekspozuar ndaj pluhurit, edhe pse nga të dhënat e para mendohet se ai është i padëmshëm

Kujtojmë se zgjedhjet për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës mes kandidatëve Hillary Clinton dhe Donald Trump do të zhvillohen në datën 8 nëntor. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje