Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

SHBA, vidhen miliona të dhëna të adresave e-mail të Google dhe Yahoo

SHBA, vidhen miliona të dhëna të adresave e-mail të Google dhe Yahoo
May 04
20:02 2016

Të dhënat e sigurisë së 272,3 milionë adresave të email-it të disa site-ve të njohura janë vjedhur për t’u këmbyer në tregun e zi rus.

Ky informacion i nxjerrë në “Reuters” nga Alex Holden – kreu i sigurisë së informacioneve në kompaninë amerikane “Hold Security” – tregon për vjedhjen e adresave kryesisht të lidhura me sistemin rus të email-eve Mail.ru dhe një pjesë e vogël me Google, Yahoo dhe Microsoft.

Ky është një ndër mashtrimet më të mëdha të zbuluara ndonjëherë, 2 vite pas sulmit që iu bë bankave dhe distributorëve të ndryshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Zbulimi i fundit nisi nga identifikimi i një “hacker”-i të ri rus, i cili mburrej në rrjet se kishte vjedhur plot 1,17 miliardë të dhëna aksesi, madje duke u shprehur se ishte gati t’i shpërndante.
Pas verifikimeve të bëra u zbulua se 57 milionë adresa i përkisnin Mail.ru, kurse miliona të tjera 3 kompanive të sipërpërmendura më të mëdha të njohura në botë.

“Këto informacione janë të rrezikshme, por personi i arrestuar është treguar i gatshëm të na tregojë më shumë”, – u shpreh Holden.

Ajo që të habit nga i riu është se për të dorëzuar të gjithë paketën e informacioneve të marra ka kërkuar 50 rubla, pra afërsisht 1 dollar.
Gjithsesi, atij në vend të parave i është premtuar një publicitet i mirë në forumet e frekuentuara nga “hacker”-a të ndryshëm nga mbarë bota.

Etiketimet
Shperndaje