Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

SHBA- Të shtëna me armë afër Agjencisë së Sigurisë , tre të plagosur

SHBA- Të shtëna me armë afër Agjencisë së Sigurisë , tre të plagosur
February 14
16:14 2018

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA ku tre persona thuhet se janë qëlluar jashtë kampusit të Agjencisë KOmbëtare të Sigurisë në Maryland të Shteteve të Bashkuara të Amrikës.

Raportohet deri tani se një oficer policie është në mesin e të plagosurve. Pamjet e para tregojnë një kamionçinë të zezë me vrima plumbash në xhamin e përparmë.

Automjeti është përplasur me një barrier prej betont,dhe  agresori është dërguar menjëherë në paraburgim pas arrestimit, ndërkohë FBI ka nisur hetimin për ngjarjen.

Mediat gjithashtu kanë raportuar se asnjë prej të plagosurve nuk është në rrezik për jetën, gjithsesi rrugët përreth zonës është mbyllur. /Blitz.al/

Shperndaje