Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

SHBA-të lajmërojnë Europën: Kujdes! Celula terroriste gati për sulm!

SHBA-të lajmërojnë Europën: Kujdes! Celula terroriste gati për sulm!
April 26
10:26 2016

Kreu i shërbimeve inteligjente amerikane, James Clapper, lëshon alarmin!

Sipas tij, celulat terroriste të Shtetit Islamik ende të pashfaqura janë kudo në Itali, në Gjermani dhe në Mbretërinë e Bashkuar. Bëhet fjalë për grupe analoge të atyre që organizuan atentatet në Bruksel më 22 mars të këtij viti, ku humbën jetën mbi 30 persona.

Clepper gjithashtu ka nënvizuar faktin se shtetet e Bashkimit Europian duhet të impenjohen më shumë në shpërndarjen e informacioneve të shërbimeve sekrete mes tyre, në mënyrë që të parandalojnë sulme terroriste.

Sipas ekspertit, dëshira e madhe për të mbështetur lëvizjen e lirë të refugjatëve përmes kufijve të vendeve të Europës në një pjesë të mirë të rasteve është në kontrast me përgjegjësinë për të ruajtur në maksimum sigurinë!

Shperndaje