Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

SHBA – Protesta të dhunshme kundër vrasjes së afroamerikanëve. Vriten 5 policë

SHBA – Protesta të dhunshme kundër vrasjes së afroamerikanëve. Vriten 5 policë
July 08
09:49 2016

Shkon në 5 bilanci i agjentëve të vrarë në Dallas, aty ku dy snajperë gjuajtën nga lartësia gjatë një proteste kundër vrasjes së afroamerikanëve nga policia.

Këtë gjë e bën të ditur kreu i policisë së qytetit – David Brown, i cili nënvizon faktin se agjentët e qëlluar janë gjithsej 11. Dy prej tyre janë shtruar në spital për të bërë ndërhyrje kirurgjikale.

Nga pamjet e transmetuara dallohet marshimi i protestuesve dhe që nga momenti i parë i të shtënave, një rrumujë e madhe.
Sipas asaj që raporton “BBC”, kërkimet për të gjetur përgjegjësit kanë çuar në arrestimine  3 personave; dy të kapur nga policia dhe një i cili u vetdorëzua.

Gjithashtu bujë bëri edhe një person i katërt, ende i lirë, i cili është shprehur se ka vënë disa bomba në pallatin ku qëndronte dhe në qendër të qytetit. Policia vazhdon ende të negociojë me të.

Për ngjarjen është informuar edhe presidenti Barack Obama i cili ndodhet në Varshavë për një takim të NATO-s.

Komento