Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

SHBA: “Partneriteti jonë tani është më i fortë”, BE: “Zbatimi reformës të nis menjëherë”

SHBA: “Partneriteti jonë tani është më i fortë”, BE: “Zbatimi reformës të nis menjëherë”
July 22
09:14 2016

Fill pas votimit të reformës në drejtësi në unanimitet të plotë, me 140 vota pro, edhe partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë të cilët kanë kontribuar që prej fillimit të projekt-draftit të reformës e deri më tani, kanë shpërndarë mendimet e tyre me gjithë shqiptarët.

“Miratimi i reformës në drejtësi, mbi të gjitha, është një fitore për popullin shqiptar. Përkushtimi juaj e ka bërë Shqipërinë një vend më të drejtë dhe më demokratik. Përgëzoj parlamentin për gjetjen e konsensusit nën trysni jashtëzakonisht të madhe. Shtetet e Bashkuara janë krenare që kanë mbështetur hartimin dhe negocimin e kësaj pakete reforme të fortë dhe presim me kënaqësi të vazhdojmë partneritetin tonë jetëgjatë, i cili tani është shumë më i fortë” – është shprehur ambasadori i SHBA-ve, Donald Lu.

Ndërkohë nga ana tjetër edhe Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ka deklaruar: “Sot Kuvendi i Republikës së Shqipërisë miratoi me unanimitet ndryshimet kushtetuese të cilat përbëjnë dispozitat për një reformë të thellë dhe tërësore në gjyqësor.Përgëzojmë popullin shqiptar, udhëheqësit e tyre dhe të gjitha forcat politike të cilat treguan pjekuri dhe përgjegjësi në marrjen e këtij vendimi historik. Ky hap i paprecedent adreson një kërkesë të vjetër nga shumica dërrmuese e qytetarëve për një drejtësi të përgjegjshme, të pavarur dhe transparente. Ai përbën gjithashtu një kontribut për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Të gjitha këto janë përparësi kyçe për rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në BE. Tani është e rëndësishme që zbatimi i reformës të nisë menjëherë, me qëllimin që popullit shqiptar t’i shërbejë një sistem drejtësie që bazohet fort në standardet evropiane”.

Duhet theksuar se përfaqësuesit më të lartë ndërkombëtar kanë qenë të pranishëm në parlament gjatë votimit të reformës.

 

Komento
Shperndaje