Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

SHBA paralajmëroi vendosjen e një sistemi antiraketë në Korenë e Jugut, kërcënon Koreja e Veriut

SHBA paralajmëroi vendosjen e një sistemi antiraketë në Korenë e Jugut, kërcënon Koreja e Veriut
July 11
11:09 2016

Koreja e Veriut ka reaguar ashpër pas lajmit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës në bashkëpunim me Korenë e Jugut po mendojnë vendosjen e një sistemi “Terminal High Altitude Area Defense (THAAD)” në Korenë e Jugut për t’iu kundërvënë kërcënimeve në rritje të Koresë së Veriut.

Kjo e fundit ka bërë me dije ndërmarrjen e “veprimeve fizike”, masave të pamëshirshme, për t’iu kundërvënë këtij plani. “Ne do të kundërveprojmë për të kontrolluar tërësisht THAAD, nga momenti që do të konfirmohet nga Koreja e Jugut.”, është shprehur një zyrtar korean për agjencinë e lajmeve KCNA.

SHBA dhe Koreja e Jugut nuk e kanë zbuluar ende saktësisht se kur dhe ku do të vendoset ky sistem, por thanë se ishin në fazën përfundimtare të këtij projekti.

Komento
Etiketimet
Shperndaje