Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

SHBA gati për luftë me Korenë e Veriut

SHBA gati për luftë me Korenë e Veriut
March 17
10:17 2017

Është thënë disa herë se lufta është në prag dhe se Koreja e Veriut mund të jetë shkaktari kryesor i saj me kryeneçësinë politike dhe rritjen e aktivitetit bërthamor.

Por së fundmi duket se tensionet janë shtuar.

“Durimi dhe loja tërhiq e mos e këput e Shteteve të Bashkuara me Korenë e Veriut ka sosur”,- tha kryediplomati amerikan, Rex Tillerson, kur komentoi përshkallëzimin e tensioneve me vendin komunist.

Ai i bëri këto komente nga zona e çmilitarizuar mes 2 Koreve, ku është ndalur për një vizitë zyrtare. Ai nuk përjashton asnjë mundësi reagimi ndaj Penianit, përfshirë edhe atë ushtarak për aktivitetet kërcënuese në rajon.

“Të gjitha opsionet janë në tryezë. Jemi duke diskutuar masa të reja diplomatike, të sigurisë dhe ekonomike”, – tha ai.

Testimet e vazhdueshme bërthamore dhe raketave me rreze të gjatë veprimi nga ana e Koresë së Veriut kanë përshkallëzuar tensionet në rajon dhe për herë të parë pas shumë vitesh, një zyrtar i lartë i Uashingtonit nuk përjashton mundësinë e një ndërhyrjeje ushtarake. /Blitz.al/

Shperndaje