Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

SHBA dhe Kina nënshkruajnë marrëveshjen për klimën

SHBA dhe Kina nënshkruajnë marrëveshjen për klimën
September 03
16:06 2016

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina, së bashku përgjegjëse për 40% të emetimeve të karbonit në botë, kanë ratifikuar së fundmi në Paris marrëveshjen për klimën. Pas mbërritjes në qytetin Hangzhou bashkë me udhëheqësit e tjerë të vendeve pjesëmarrëse në G-20, presidenti Obama u shpreh se “historia do t’i gjykojë si të rëndësishme përpjekjet e sotme”.

Dhjetorin e kaluar, vendet ranë dakord për të minimizuar emetimin e gazeve të dëmshme me qëllim frenimin e rritjes së temperaturave. Marrëveshja e Parisit është e para marrëveshje gjithëpërfshirëse për klimën. Ajo do të hyjë në fuqi vetëm pasi të ratifikohet nga të paktën 55 vende që së bashku prodhojnë 55% të gazeve të dëmshme në nivel global.

Anëtarët e Komitetit Kombëtar të Kongresit në Kinë miratuan mëngjesin e kësaj të shtune propozimin për të shqyrtuar dhe ratifikuar Marrëveshjen e Parisit. Ky vendim është një hap i madh, i përshëndetur edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje