Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

SHBA, 20 vjet burg për hakerin kosovar që ndihmoi ISIS-in

SHBA, 20 vjet burg për hakerin kosovar që ndihmoi ISIS-in
September 23
18:53 2016

25-vjeçari Ardit Ferizi, i lindur në Kosovë, është dënuar me 20 vjet burg me vendim të gjykatës federale në Virxhinia (Virginia) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai akuzohet se ka ndihmuar grupin terrorist ISIS duke i siguruar emrat, fjalëkalimet e email-eve dhe numrat e telefonit të më shumë se 1.000 punonjësve të qeverisë dhe ushtarëve amerikanë.

Ardit Ferizi u arrestua vitin e kaluar në Malajzi dhe u ekstradua më pas në SHBA. “Ky rast paraqet herën e parë që kemi parë një kërcënim shumë real dhe të rrezikshëm për sigurinë kombëtare, i cili ka rezultuar nga kombinimi i terrorizmit dhe shkeljeve kibernetike”, – u shpreh Departamenti Amerikan i Drejtësisë. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje