Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shantazhuan biznesmenin, arrestohen pranë burgut 313 bashkëpunëtorët e Shullazit

Shantazhuan biznesmenin, arrestohen pranë burgut 313 bashkëpunëtorët e Shullazit
October 13
15:01 2016

Nga Anduena Llabani

Asnjë rezistencë nga Endrit Qyqja dhe miku i tij Endrit Zela. Dy miqtë e Emiliano Shullazit nuk kanë bërë asnjë rezistencë kur brenda kafenesë ku po qëndronin në pritje të një takimi me të pandehurin e izoluar në qelitë e burgut 313 kanë hasur policinë.

Thirrjes së policisë “Dorëzohu”, dy të rinjtë i janë përgjigjur pa bërë asnjë tentativë për t’u larguar.

Me pranga në duar dhe kokën e ulur poshtë ata kanë lënë ambientet e kafenesë si dhe pa kryer takimin me mikun e tyre të arrestuar.

Prokuroria për Krimet e Rënda kishte firmosur pak ditë më parë urdhër-arrestin për dy njerëzit e afërt të Emiliano Shullazit të akuzuar për gjobëvënie.

Pas hetime ka rezultuar se dy të rinjtë kanë tërhequr në formë presioni një shumë prej 6 milionë euro, nga një biznesmen i fuqishëm në fushën e ndërtimit. /Blitz.al/

Shperndaje