Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shantazhi, i morën 26 mijë euro djalit të ish-deputetit të PD-së

Shantazhi, i morën 26 mijë euro djalit të ish-deputetit të PD-së
November 15
16:23 2016

2 persona ndodhen në paraburgim dhe 2 të tjerë në kërkim, pasi i kishin vënë disa gjoba njëra pas tjetrës djalit 17-vjeçar të ish-deputetit  të Partisë Demokratike, Ibrahim Bruka.

Në bazë të hetimeve që ka bërë Prokuroria e Tiranës, siç raporton Top Channel, Rogers Ademaj dhe Luan Lama ndodhen në paraburgim, ndërsa Ilir Shehu dhe Fatmir Gjeta janë shpallur në kërkim policor.

Të gjithë këta shtetas e kërcënonin të miturin se nëse ai nuk u jepte lekët që ata i kërkonin do t’i tregonin familjes fotot e tij duke pirë drogë. Çdo herë që ata e kërcënonin, ai detyrohej t’u jepte shifra që varionin nga 2000 në 2500 euro, deri sa gjobat arritën shumën e 26 mijë eurove.

Pas kësaj situate presioni, i riu i ka treguar familjes së tij, e cila ka bërë edhe kallëzimin në polici.  /Blitz.al/

Komento
Shperndaje