Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shampo dhe detergjentë falsë në “Misto Mame”, 3 të arrestuar

Shampo dhe detergjentë falsë në “Misto Mame”, 3 të arrestuar
June 24
16:56 2016

Tre persona janë vënë në prangat e policisë pas zbulimit të aktivitetit të paligjshëm që ushtronin në zonën e “Misto Mames”. Në bazë të informacioneve që zotëronin, specialistët e Krimit Ekonomiko-Financiar bënë të mundur kapjen në flagrancë të shtetasve që ushtronin aktivitetin e paligjshëm të prodhimit, ambalazhimit dhe shitjes të produkteve të falsifikuara.

Mësohet se janë vënë në pranga shtetasit: Arben Dragani 47 vjeç, banues në Tiranë, ish punonjës i policisë bashkiake, i dënuar më parë për të njejtën vepër penale; Lirie Këllëçi 47 vjeçe, banuese në Tiranë; Altin Hoxha 41 vjeç, banues në Tiranë.

Tre shtetasit kishin marrë me qira një banesë në zonën e “Misto Mames” që e përdornin për prodhimin e detergjentëve dhe shampove të markave të ndryshme si: Ace, Fairy, Mastro Lindo, Frutis, Ëash & Go, Pantene, Nivea.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: detergjentë të markave të ndryshëm, 70 copë; paketim detergjentësh bosh 90 copë; shampo të markave të ndryshëm 270 copë; stampa të markave të ndryshme 5 topa; dy fuçi me lëndë të dyshuar detergjenti.

Materialet për këtë rast i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së Parë në Tiranë.

Etiketimet
Shperndaje