Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sezoni turistik, publikohet udhëzimi. Ja cilat mjete kufizohen

Sezoni turistik, publikohet udhëzimi. Ja cilat mjete kufizohen
June 17
16:59 2016

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme ka bërë publik udhëzimin që ka për qëllim zbutjen e trafikut rrugor. Gjatë sezonit turistik veror Maj 2016 – 30 Shtator 2016, Qarku i Tiranës do të përballet me rritje të fluksit të lëvizjes së mjeteve.

Për të mundësuar një qarkullim të sigurtë të mjeteve, kërkohet zbatimi i disa rregullave:

Ndalohet qarkullimi në fundjavë, ditën e Shtunë nga ora 09:00 deri në orën 14:00 dhe ditën e Dielë nga ora 12:00 deri në orën 24:00, në segmentet interurbane kryesore dhe në segmentet urbane të Qarkut të Tiranës, për mjetet :

• e transportit te mallrave me peshë të përgjithshme të autorizuar mbi 7 500 kg
• me ngarkesë të pandashme, me gjatësi maksimale më të madhe se 12 m,
• mjetet rrugore apo bujqësore që kanë shpejtësi më të vogël se 40 km/h
• mjetet bujqësore dhe teknologjike që kalojnë përmasat kufitare sipas nenit 61 të Kodit Rrugor
• për kursantët e autoshkollave mësimore

Gjithashtu kërkohet që drejtuesit e mjeteve që nuk kufizohen nga kjo urdhëresë, të shmangin trafikun e rënduar duke përdorur rrugët:

• Tiranë – Ndroq – Plepa
• Tiranë – Kamëz – Fushë Krujë
• Rrugët dytësore të Autostradës Tiranë – Vorë

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë kërkon mirëkuptimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve të rënda për zbatimin rigoroz të rregullave.

Komento
Etiketimet
Shperndaje