Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sesioni i ri parlamentar, Ilir Meta: Ditë reflektimi për politikën tonë

Sesioni i ri parlamentar, Ilir Meta: Ditë reflektimi për politikën tonë
September 05
18:27 2016

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka dhënë disa mesazhe të forta një ditë pas shenjtërimit të Nënë Terezës. Ai apeloi për reflektim, dashuri e solidaritet.

“Shenjtërimi i Nënë Terezës, në një ceremoni që e ndoqi gjithë bota. Nënë Tereza na bën të gjithë krenarë! Duke qenë se është dita e parë, është një ditë reflektimi për të gjithë ne, për të dhënë dashuri e treguar solidaritet. Ndaj është një ditë reflektimi për politikën tonë dhe për t’i dhënë fund demonizimit të politikës tonë. Shpresojmë që ky sesion të jetë më i mbarë”,- u shpreh Meta.

Më tej, ai deklaroi rëndësinë e frymës së konsensuesit që, sipas tij, është detyrë e mazhorancës. Lidhur me reformën në drejtësi, kryeparlamentari Meta theksoi rëndësinë e finalizimit të saj. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje